00:16 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftar Paja nderohet me titulin ‘’Simbol i qytetit’’, i shpreh mbështetjen kryetarit Veliaj

13:35 | 04/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftar Paja nderohet me titulin ‘’Simbol i qytetit’’, i shpreh mbështetjen kryetarit Veliaj

Aktori shqiptar i njohur për dhjetëra role në kinematografi dhe në teatër, Luftar Paja u nderua me titullin “Simbol i Qytetit” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga aktorë të njohur të brezit të tij, miq dhe familjarë, Luftar Paja u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i dorëzoi titullin “Simbol i Qytetit”, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Luftar Paja është shembulli i njeriut që punon me ndershmëri, sakrificë dhe punë, duke u kthyer në frymëzim për të gjithë.

“Nëse ka një shembull që përshkuan më mirë se çfarë do të thotë t’i bësh gjërat me ndershmëri, sakrificë, punë, duke u rrëzuar, duke u ngritur, 700 role në CV, dhe besoj që është në nderin e qytetit tonë, të të konsiderojë simbol të qytetit. Të falenderojmë me gjithë zemër për gjithë frymëzimin dhe dashurinë që na ke dhuruar”, tha Veliaj.

Duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj për këtë vlerësim, aktori i njohur, Luftar Paja, tha se ndihet i emocionuar që po merr këtë medalje nga personi që me vitalitetin e tij po i kthen faqen Tiranës.

“Ndihem tepër i vlerësuar për nderin që m’u bë. Po ashtu, ndihem edhe shumë i emocionuar sepse ma jep këtë dekoratë një njeri, i cili është një talent, është një njeri vital që po ia kthen faqen Tiranës sonë të bukur. Prandaj, të uroj gjithë të mirat! Vazhdo kështu siç e ke, dhe ne, mua me shokët e mi, do të na kesh deri në frymën e fundit. Suksese gjithë stafit tënd dhe paçi gjithmonë mrekullira dhe bukurira!”, u shpreh artisti Luftar Paja.

Etiketa: aktualitetdekorimluftar paja
Pas

Piloti pëson goditje në zemër, si u shpëtua avioni me 128 pasagjerë

Para

Superiore, luhen tre takimet e para të javës së 14-të

Para

Superiore, luhen tre takimet e para të javës së 14-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.