Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se prezantuesja Bora Zemani së shpejti do të jetë fytyra e re e emisionit ‘Bar Sport Skedina’ duke nxitur thashethemet se ajo i ka zënë vendin Ilda Bejlerit, e cila e drejton këtë emision prej disa vitesh.
Por gjërat duket se nuk janë ekzaktësisht kështu dhe këtë e ka sqaruar vetë Bora. E pyetur nga ‘Xing.al’ Zemani është shprehur se është e vërtetë se ajo do të jetë drejtuesja e re e ‘Bar Sport Skedina’, por kjo s’do të thotë aspak se ajo i ka zënë vendin mikeshës së saj, Ildës.
‘Unë do të bëj ‘Bar Sport Skedinën’, kurse Ilda do të drejtojë emisionin e darkës ‘Zona Gol’. Pra jemi akoma mikesha, nuk i kam zënë vendin.’- është shprehur Zemani për ‘Xing.al’.
Më shumë sesa një zënie vendi kjo lëvizje duket edhe si një ndërrim pozicionesh në mënyrë që programet të kenë një ritëm të ri.
(E.K/SHUPLAKA)