Persona të armatosur bllokuan dhjetëra rrugë me makina të djegura dhe shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë në një qytet në Meksikës, pas lajmeve për arrestimin e një drejtuesi të një klani droge.
Dhjetëra persona të maskuar dolën në qytetin e Celaya në Meksikë dhe sulmuan policinë pas publikimit në media të lajmit për arrestimin e mundshëm të Jose “El Marro” Yepez, kreu i kartelit kriminal Santa Rosa.
Ky kartel dyshohet se është përgjegjës për vjedhjen e sasive të mëdha të naftës dhe gazit nga rrjetet që i përkasin kompanisë shtetërore të naftës Pemex.
Vjedhja e naftës dhe gazit nga kjo kompani është kthyer në problem serioz, me dëme që arrijnë në miliona dollarë, shkruan a2cnn.
Menjëherë pas nisjes së të shtënave, një zyrtar i lartë i shtetit Guanajuato shkroi në rrjetet sociale për të konfirmuar se lajmet për arrestimin e Jose “El Marro” Yepez janë false. E njëjta gjë raportohet dhe nga forcat e sigurisë.