Një operacion i madh dhe shkëmbim zjarri po ndodh në ujërat detare greke.
Një gomone e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujerat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapesirën detare të Greqisë.
Operacioni po ndodh në këto momente në Mitilini, ku marrin pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policise greke.
Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me 3 persona në ujrat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujërat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri.
Snajperistet nga helikopteri kanë goditur disa herë, por gomonia vazhdon të lundrojë.
Burime nga policia greke: Eshte arritur të kapet njëra prej gomoneve. Trafikantët kanë pasur dy gomone, ndërkohë po ndiqet edhe tjetra.
Policia greke: Tek njëra nga gomonet kemi arrestuar 2 shqiptare dhe 1 italianë. Po merren në pyetje në Mitilini. Vazhdon operacioni për gomonen tjetër.