Përçarja brenda grupit parlamentar democrat është kthyer në një arenë replikash mes deputetit Korab Lita dhe deoputetes Rudina Hajdarit, ku vetëm pak minuta pasi kjo e fundit njoftoi se ishte ende në krye të demopkratëve në Palrament, kolegu i saj ka zbuluar dokumentuin që sipas tij provon të kundërtën.
“Nje falenderim te veçante per koleget e mi te cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhane jo vetem me vote por edhe me firmë”, shkruan Lita përkrah dokumentit.
Hajdari e hodhi poshtë lajmin përgjatë një prononcimi, duke thënë se ’shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa individëve, por se duhen vota për ta bërë këtë gjë.
Ndërkohë më herët, përmes një postimi në Facebook, deputeti Korab Lita deklaroi se pranuar propozimin e disa deputetëve të Grupit Parlamentar Demokrat për t’i drejtuar në seancat plenare.
“Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit”, shkruajti Lita në rrjetet sociale.
Ai vijonte më tej duke thënë se ishte ai që do e zëvendësonte, madje theksonte se në krye të detyrës së re do të bënte që opozita të ishte në lartësinë e duhur.
Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne. Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene. (lexo te plote)
(F.GJ/FAXWEB.AL)