00:19 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftë për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje. Ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin 1 milionë lekë

21:24 | 18/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftë për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje. Ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin 1 milionë lekë

Mbrëmjen e sotme u denoncua një skandal me pronat në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe Zela.

Familja e saj përfitoi një truall në qendër të Lushnjes, me vendime të Kthimit të Pronave dhe vendime të gjykatës, deri në Gjykatën e Lartë. Më pas, kjo pronë iu shit me dokumente të rregullta dy vëllezërve Bani në vitin 1998.

Por, megjithëse kanë kaluar 21 vite, familja Bani nuk ka mundur dot ta regjistrojë në Hipotekë, megjithëse për këtë pronë janë dënuar dhe proceduar drejtorë dhe ish-drejtorë hipoteke. Madje, të gjitha institucionet pranojnë se dokumentet janë false, por ato vazhdojnë të qëndrojnë në Prokurori dhe Kadastër.

“Fiks Fare” faktoi me dokumente, zë dhe figurë të gjitha falsifikimet, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011. Madje, këtë fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashmë avokat.

Por, sërish prona nuk është regjistruar, pasi herë pas here dalin dokumente që janë falsifikuar. Gjatë investigimit disa javor, gazetarët e Fiks Fare faktuan se edhe një dokument tjetër i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim prej 1 viti e gjysmë, duke pritur parashkrimin e veprës penale.

Ilir Bani u ankua në “Fiks Fare” se në vitin 1998 ka blerë këtë pronë zonjës Vera Zelës, e cila kishte prokurë nga motrat dhe vëllezërit për t’i përfaqësuar. Mes dokumenteve, figuron edhe emri dhe firma e këngëtares së famshme Vaçe Zela.

“Kjo është shtëpia dhe trualli i familjes Zela. Këtu ka lindur dhe është rritur Vaçja. Unë bashkë me vëllanë kam blerë truallin që ishte regjistruar në Hipotekë në vitin 1998. Kam bërë pagesat dhe kam pritur për ta regjistruar. Por, deri më sot asnjë gjë” thotë Bani.

Ai shton se në vitin 2011 ka shkuar në Hipotekë dhe ka takuar drejtorin e atëhershëm Sajmir Korreshi. “Më kërkoi 1 milionë lekë ryshfet për të më ulur gjobën, që më vunë pasi nuk kisha shkuar në kohë për të regjistruar truallin.

Pagova 3 milionë e 700 mijë lekë gjobën dhe 1 milionë lekë ryshfet. Por, edhe pas kësaj pagese, çështja nuk mu zgjidh” thotë ai, duke pohuar se ish-drejtori, tashmë avokat, i ka kthyer 700 mijë lekë dhe i ka akoma edhe 300 mijë lekë për t’i dhënë.

LEXO DHE :  Meta tregon çfarë e mërziti që nuk shkoi sonte në stadium!

Pak vite më parë mësoi se një pjesë e truallit që bleu nga familja Zela ishte regjistruar në emrin e z. Spiro Mita. “Nuk e di si ia dhanë. Bëra denoncim në prokurori. Para pak kohësh, gjykata dënoi ish-drejtorin tjetër të Hipotekës Bledar Koçiu, për shpërdorim detyre. Ky i kishte dhënë me certifikatë familjes Lami një pjesë të trualli” thotë Bami.

Ndërkohë, edhe pas këtij vendimi, ai nuk mundi dot të regjistrojë pronën. “Tani, pas gjithë këtyre falsifikimeve më del një tjetër dokument, i vitit 2018. Dhe, Hipoteka i kthen përgjigje Bashkisë së Lushnjes se prona është në emrin e dy vëllezërve Mita. Si doli në emrin e tyre” pyet me të drejtë qytetari, i cili deri më sot ka vetëm dokumentet.

Qytetari interesohet në Kadastrën e Lushnjes, ku drejtori Shkëlqim Mebelli i thotë se dokumentet false janë akoma në atë zyrë. Ai i thotë se dokumenti i vitit 2018 është i falsifikuar dhe nuk e di si ka dalë. “Fiks Fare” disponon këtë dokument, ku rezulton se Bashkia e Lushnjes i kthen përgjigje qytetarit se për këtë pronë ka pasur një letërkëmbim me Kadastrën.

Kadastra i shkruan Bashkisë se në këtë pronë janë në proces legalizimi dy pasuri të tjera, në emrin e dy vëllezërve Lami. Pra, të njëjtët që më parë morën një certifikatë pronësie që doli më pas e falsifikuar. “Është i falsifikuar. Të mbajë përgjegjësi kush e ka lëshuar” thotë drejtori Mebelli.

Më pas, qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, ku takon prokurorin Skënder Mestani, i cili ka ndjekur çështjen e tij. Qytetari i thotë se përse nuk ka shpallur të falsifikuar certifikatën që është dënuar ish-drejtori, ndërsa i thotë se “do e bëj”. Në lidhje me dokumentin e vitit 2018, prokurori i thotë se “duhet një akt ekspertimi”. Pra, të gjithë zyrtarët pranojnë se dokumentet janë të falsifikuara, por qytetari nuk ka arritur të hipotekojë./Top Channel/

Etiketa: lufte per pronenVace Zela
Pas

“Ka edhe ambasador të tjerë si lecka të Ramës”, Meta flet për herë të parë për vendimin ndaj Borchardt

Para

“Ambasador që minimizojnë skandalet”, Meta: Mbrojtja e Ramës, komplote personale

Para
“Ambasador që minimizojnë skandalet”, Meta: Mbrojtja e Ramës, komplote personale

"Ambasador që minimizojnë skandalet", Meta: Mbrojtja e Ramës, komplote personale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.