19:04 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Luftëtarët e kthyer nga Lindja e Mesme, shqetësim për Evropën

19:58 | 15/12/2016
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luftëtarët e kthyer nga Lindja e Mesme, shqetësim për Evropën

Bashkërenduesi i Bashkimit Evropian për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, bën thirrje për përmirësimin e shkëmbimit të informacioneve ndërmjet vendeve të BE-së dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë, për të vëzhguar me mirë luftëtarët e huaj që kanë qëndruar përkrah grupit militant Shteti Islamik.

Ai pritet që këtë çështje ta diskutojë nesër në takimin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian të cilët do të mblidhen për të debatuar shtimin e përpjekjeve për të penguar të kthyerit që mund të jenë dërguar nga ISIS- për të kryer sulme në vendet e tyre.

Gilles de Kerchove, vlerëson se rreth 2000-2500 “luftëtarë të huaj terrorist”, nga Evropa janë ende në Siri dhe në Irak.

Në dokumentin e tij, të siguruar nga Reuters, thuhet se, midis 600 dhe 1 mijë luftëtarë të huaj janë vrarë tashmë, ndërsa 1200-1750 janë kthyer në Evropë.

“Është me rëndësi që të shkëmbehen informacione për të kthyerit ne Evropë, atyre që janë duke udhëtuar por edhe atyre që janë ende në zonën e konfliktit. Janë kryesisht dy kategori të të kthyerve. Ata që kthehen parapa pa ndonjë synim dhe ata që dërgohen prapa me mision të caktuar që është edhe shqetësimi kryesor”, thotë ai në dokument.

Ai nuk pret ndonjë valë masive të të kthyerve por edhe më parë ka tërhequr vëmendjen se ISIS-i mund të sulmojë sërish Evropën.

Sipas tij, BE-ja duket të kërkojë më shumë informacione të mbledhura në Siri e Irak nga Shtete e Bashkuara dhe u bën thirrje vendeve anëtare që të përditësojnë më rregullisht të dhënat, përfshirë edhe ato biometrike.

Vlerësimet e organizatave të ndryshme të përfshira në luftën kundër terrorizmit flasin për rreth 6 mijë luftëtarë nga Evropa që mund t’u jenë bashkuar konflikteve në Siri dhe Irak.

Rreth 900 luftëtarë nga Ballkani mund t’u jenë bashkuar konflikteve pas shpërthimit të luftës në Siri.

 

 
Etiketa: EuropaISISluftetarerrezikSiri
Pas

Shqiptari në Itali godet gruan 49-vjeçare me mjete të mprehta

Para

Është mirë të dënohet VMRO-ja

Para
Është mirë të dënohet VMRO-ja

Është mirë të dënohet VMRO-ja

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po blen sasi të mëdha nafte nga Rusia, dhe po e shet në tregun e hapur”, Trump kërcënon Indinë me rritje të tarifave doganore

Ukraina nuk ndal sulmet, goditet me dronë rajoni jugor i Volgorodit

BE do të pezullojë kundërmasat doganore të SHBA-së për 6 muaj

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi padit Ana Brnabiç për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

Aksident në aksin Fier- Levan, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën elektrike. Lëndohet drejtuesi i automjetit

Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri godet rrethin e Gramshit – Dëme të mëdha në bujqësi

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

Stuhia Floris godet Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.