Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhin duke folur për operacionin e vështirë që bëri pak javë më parë zbuloi se prej 5 vitesh vuante nga kanceri në qafën e mitrës, por doktorët kishin kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.
Gjithashtu kryetarja e LSI tregoi se operacioni kushtoi 6500 euro, ndërkohë që i bëri thirrje të gjitha vajzave shqiptare të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës.
‘Ndjehem shumë mirë falë mjekëve që ishin të jashtëzakonshëm. Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, edhe pse sot nuk janë në mundësinë por duhet të paguajë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekësia nuk është të kurosh por të parandalosh.
Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e maja nën mbikëqyrje por doktoRët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime. E bëra jashtë vendit 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe.
Më vjen zor ta them pavarësisht se kam respektin më të madh për mjekët shqiptarë, i adhuroj.
Unë e kam ndjerë, kam bërë një operacion në një spital shëndetësor dhe unë nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro ndërsa e bëra operacionin në një vend të BE, ku ishte 1/3 e cmimit të Shqipërisë dhe shërbimin 10 herë më të lartë. Do dëshiroja që gjithë socialistët të deklaronin faturat e operacioneve plastike të grave të tyre dhe të vet atyre’, tha Kryemadhi.