Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë kanë kthyer dy persona që kanë luftuar për Shtetin Islamik ndërsa tani po mbahen në kampin e kontrolluar nga kurdët. Emrat e personave nuk janë bërë publik, ndërkohë zyrtarët thanë se po presin transferimin e tyre në Bosnjë deri në fund të muajit.
Ministri i Sigurisë, Dragan Mektic, më 9 mars u shprehën se të dy burrat do të gjykohen mbi dyshimet për anëtarësim në grupe terroriste.
Sipas mediave lokale, autoritetet në Bosnje e Hercegovinë kanë lëshuar fletë-arreste për 11 persona që dyshohet se i janë bashkuar Shtetit Islamik.
Statistikat zyrtare deklarojnë se , 241 të rritur dhe 80 fëmijë janë larguar nga Bosnja në përiudhën 2012-2016, për të shkuar në Siri dhe Irak, si dhe rreth 150 fëmijë kanë lindur atje.
Sipas raportimeve 88 persona kanë vdekur, derisa 100 të rritur, përfshirë 49 gra, vazhdojnë të qëndrojnë atje. Rreth 50 presona ishin kthyer në Bosnje, duke përfshirë 7 fëmijë.