Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar me operatorët turistikë në Ksamil, ku u vlerësuar karakteristikat turistike të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook pas këtij takimi, Delegacioni i BE-së shkruan se BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore, prandaj dhe 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron por ndërton për të ardhmen!
“70% e turistëve evropianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e tij të trashëgimisë kulturore.
Karakteristikat turistike të Shqipërisë u vlerësuan sot në Ksamil në një shkëmbim të dobishëm me operatorët turistikë vendas: vija bregdetare e mahnitshme, ushqimi i shijshëm, trashëgimia e shkëlqyer kulturore.
BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore. 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron por ndërton për të ardhmen!” shkruan Delegacioni i BE-se ne Shqiperi.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post