Skuadra e PSG ndodhet ende në Japoni, ku është duke kryer një turne. Nga shteti aziatik, trajneri Luis Enrique ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, ku ka sqaruar situatën te kampionët e Francës.
“Pas disa javësh stërvitje përshtypja e parë është e mirë. Mjaft pozitive. Jo vetëm për dimensionet që ka ky klub, por për të gjitha strukturat e tij. Kjo na mundëson që të bëjmë një punë të mirë me skuadrën”, tha trajneri spanjoll.
“Është një skuadër që ka mjaft lojtarë me kualitete. Gjithsesi, mendoj se deri në fund të merkatos do të ketë mjaft largime dhe afrime. Asnjë nuk është i sigurtë. Ky ekip ka ende nevojë të përforcohet me elementë të tjerë dhe klubi i di mendimet e mia”, tha Luis Enrique.
“Do t’i shfrytëzojmë këto ndeshje miqësore që kemi këtu për të kuptuar se ku janë lojtarët që kemi në dispozicion. Do të zbulojmë se cilat mund të jenë objektivat tanë dhe ato që mund të modifikojmë përgjatë rrugës”, u shpreh Enrique.
Discussion about this post