Nuk duket i largët transferimi i Luis Suárezit drejt Juventusit, edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2021 ai mund të largohet me parametra 0 ose me një ofertë minimale.
“Nëse klubi mendon se nuk i duhem atëherë jam gati të largohem”, më këto fjalë shprehet Suárez për gazetat spanjolle. Gjithashtu ai i ka kërkuar skuadres së Barcelonës 25 milion euro për prishjen e kontratës me ta.
Përpara se të bëjë kontratën me ”zonjën e vjetër”, sulmuesi 33 – vjeҫar, duhet të marri pashaportën spanjolle ose atë italiane nga bashkëshortja e tij. Kjo sepse ekipet e Serie A nuk mund të transferojnë më shumë se 2 lojtar jo europianë në sezon.
Nëse kjo transfertë plotësohet uruguajani do të bëhet lojtari i 14 që do luajë me të dy ikonat e futbollit Messin dhe Ronaldon gjatë karrierës së tij.