Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, pas “El Classico-s” me Real Madrid, është futur në historinë e futbollit katalanas.
Me 3 golat e tij, që i dhanë Barcelonës fitoren e thellë ndaj Real Madridit, është futur në listën e lojtarëve që i kanë shënuar 3 gola skuadrës kryeqytetase. Ai do të mbetet në librat e artë të historisë si lojtari i 11-të i klubit azulgrana që shënoi një “hat-trick” në portën e Realit të Madridit.
“El Pistolero” u fut në listën e futbollistëve si: Alkantara (1916), Samitier (1926), Ramon (1930-31), Vantolra (1934-1935), Sezar (51-52), Martinez (1957), Evaristo (58- 59), Lineker (86-87), Romario (93-94) Mesi (dy herë, 2006- 2007 dhe 2013-2014).
Kujtojmë se Barcelona arriti një fitore të thellë 5-1 ndaj Real Madridit në “El Classico” gë që solli edhe shkarkimin e trajnerit Lopetegui.
(B.B/ Faxweb.al)