Luciano Passirani, gazetar italian i sportit, ishte mysafir në emisionin “Qui Stuadio a Voi Stadio”, bëri disa komente raciste për Romelu Lukaku, të cilat po bëjnë xhiron e botës përmes mediave të ndryshme dhe rrjeteve sociale. Për keqardhje ishin fjalët e tij si komentator në këtë emision:
“Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”. Këto komente i kanë kushtuar atij largimin e menjëhershëm nga stacioni televiziv, me të cilin bashkëpunonte. Ky nuk është sulmi i parë racist, që përjeton sulmuesi belg i Interit në Serie A, që kur u transferua aty, kësaj vere.
Në emision po debatohej për ndikimin e Lukakut në Inter deri tani, që prej transferimit të tij nga Manchester Unitedi këtë verë.
“Lukaku është ndër blerjet më të mira që Interi ka mundur t’i bëjë. Nuk e shoh asnjë lojtar tjetër si ai në ndonjë ekip tjetër në Itali. Ai është ndër më të fortit. Më pëlqen ai, më pëlqen shumë sepse ka fuqi: ai është binjak me Duvan Zapatan e Atalanta”, tha Passirani.