Ditën e nesërme Interi do të përballet me Romën në “Meazza” në orën 18:00. Një ish-interist, Romelu Lukaku do të luajë për herë të parë si kundërshtar ndaj zikaltërve me skuadrën e Romës.
Ka patur fërkime në distancë mes belgut dhe klubit milanez për të kaluarën e tij tek Inter. Më pas dolën zëra sikur ditën e ndeshjes çdo tifoz interist do të kishte me vete nga një bilbil për të vërshëllyer Lukakun sa herë ai të kapte topin.
Mirëpo në një reagim në rrjetet sociale, ultrasit e Interit”Curva Nord” shprehen se në sektorin e tyre të paktën nuk do të ketë asnjë vërshëllimë për sulmuesin e Romës.
Sipas tyre ky është një abuzim dhe bilbili do të ndalohet.
Kujtojmë këtu se tifozët interistë e kanë ndjekur më parë një praktikë të tillë në vitin 2007 kur Interi luante derbin me Milanin. Përballë ata kishin një ish, si fenomeni Ronaldo. Ndeshja përfundoi 2-1 për Interin, por golin e Milan e shënoi pikërisht braziliani.
Discussion about this post