Jo pak luks kishin veshjet e socialistëve në Asamblenë e mbajtur të shtunën ku nuk na u tha asgjë e re.
Kjo u evidentua nga gazetarë dhe njerëz të ndryshëm të fushës, ku parada e grave por edhe e burrave bënte kontrast të thellë me realitetin shqiptar.
Gazetari Basir Çollaku thotë me ironi se nëse Lu do të kishte kaluar nga asambleja socialistët do të kishin dalë gati lakuriq.
Mungesa e ‘’ambasadorit qërtonjës” thotë Çollaku bëri që edhe Gramoz Ruci të pinte puro qetësisht.
“Lu dhe asamblea e PS… Po te kishte kaluar ambasadori Lu te Asamblea e PS, socialistet do kishin dale gati lakuriq..do hiqnin kostumet, orat, zinxhire e varese, makina..se vetingu te ka xhan..
Por mungesa e ambasadorit qortonjes, e beri edhe Ruçin te pije puro qetesisht dhe Ballen te qortoje shoke e shoqe sipas takatit. Ndersa Rama shpalosi suksesin e rritjes se eksporteve te hashashit…”, shkruan Çollaku jo pak me ironi.
(E.K/FAXWEB)