Pedagogu i gazetarisë Elvin Luku gjatë një lidhje me Skype për emisionin Pasdite me Xhaxhiun në Fax News foli mbi situatën e medias në Shqipëri pas raportit të fundit të publikuar nga Reporterët pa Kufij. Raporti në fjalë e rendit shqipërinë në vendin e 94 përsa i përket lirisë së medias.
Sipas Lukut shqipërisë ka humbur dy vende në këtë renditje dhe sipas saj tij po tenton të kapet nga politika.
Në argumentin e tij pedagogu përmend debatin i cili shkoi deri në dyert e Europës, ligjin antishpifje të propozuar nga qeveria socialiste. Ai shpreson që ky ligj të mos kalojë pasi e cenon rëndë pushtetin e katërt në vend.
Luku tha ndër të tjera se në vend që pushteti i katërt të jetë i pavaruar dhe të përmbushë misionin e tij atë të kontrollimit të tre pushteteve të tjera po kapet nga këto të fundit.
Sot sipas pedagogut të gazetarisë nuk kemi një media të mirëfilltë pasi shpesh kjo shërben si imazh kurues i politikës.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/229533854963696/?t=244