18:55 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sa vjen edhe bëhet më keq”, biznesi i ankohet Bashës: Me këto dyqane mbajmë 6 frymë në shtëpi

11:37 | 07/12/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sa vjen edhe bëhet më keq”, biznesi i ankohet Bashës: Me këto dyqane mbajmë 6 frymë në shtëpi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11, në Tiranë, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël. Në vëmendje ishte kriza ekonomike që sipas Bashës është krijuar nga keqqeverisja dhe që ka dalë në pah nga pandemia e COVID-19. Basha u njoh me situatën e rëndë në këtë zonë dhe krizën që po përjetojnë këto biznese.

“Sa vjen, me shumë vështirësi, me shumë vështirësi. Ta mbyllim? Të rrijmë në shtëpi fare, s’bëhet. Ça do bëjmë? Ça mund të bëjmë , të bëjmë. Ça t’i bëjmë, ja mbaj djalin këtu. Mbaj dhe shkollën dhe djalin dhe vetë, familjen, kemi 2 punëtorë. Me sforco të mëdhaja. Me shumë sforco të mëdhaja.” – u shpreh pronari i një Fast-Food-i.

“Shumë e vështirë gjendja. Ja ky dyqan mban 6 frymë në shtëpi. 4 janë fuqi punëtore që mund të punojnë. Asgjë hiç, s’ngelet. Veç hamë, s’e marrim vesh. I kemi këtu dhe merr ço në shtëpi. Që tek djathi, që tek frutat, zarzavatet, perimet, këto. Ja arka plot me mollë, shih si rri. Kush do ta blejë?” – tha një pronar marketi ushqimor.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e biznesit thonë se po presin ndonjë ndihmë tjetër nga qeveria, sepse tani po kalojnë kohë shumë të vështirë. “Po të kishim një farë ndihme të paktën për punëtorë apo diçka për biznesin, diçka, ose ça mund të bëhesh ndonjë gjë përshembull, se tani është kohë e vështirë shumë, kemi kaq kohë që po presim”.

Një tjetër shqetësim i biznesit është rënia e fitimit si pasojë e rënies së konsumit, gjë që sipas tyre po çon bizneset në falimentim. “Pandemia e bëri të vetën. Kemi goxha rënie, por s’kemi ça i bëjmë. Pas pandemisë ka pasur shumë, të paktën 30% minimumi dhe vazhdon se të ishte se do të kishte ndalu do ishin mirë. Gatuajnë nga frika nëpër shtëpia. Nuk dalin, gatuajnë brenda”, – tha pronari i një furrë buke.

Basha ngriti zërin për situatën e keqe ku ndodhet biznesi në Shqipëri, që sipas tij është braktisur totalisht nga qeveria.

“Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara. Natyrisht, s’mund të arrijmë kurrë Anglinë apo Gjermaninë, por të paktën të bëjmë maksimumin siç po bëjnë vendet e rajonit.

E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj. Pa ju dëgjuar edhe pa ju kuptuar është e vështirë pastaj t’ju ndihmosh. Gjëja e parë, detyra e parë që ka dikush që kërkon t’ju shërbejë njerëzve, është t’ju dëgjojë, të kuptojë problemet edhe pastaj t’ju ndihmojë. Duhet të bashkojmë forcat. Duhet secili të bëjë detyrën e vet.

Edhe unë garantoj që do të keni një qeveri që do të bëjë detyrën e vet. Siç bën ti detyrën tënde si prind, si familjar, si punëdhënës me këta njerëz që i mban këtu, u paguan rrogën, edhe në si qeveri nesër do të bëjmë detyrën tonë. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë.

Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet.”, – nënvizoi Basha gjatë takimit me biznesin në njësinë 11, në Tiranë.

Pas

Thirrja emergjente për të ndihmuar mjekun shqiptar në Itali, reagon ashpër gazetari: Shteti të mbrojë mjekët, nuk la buf që është ulur në Parlament pa i mbuluar shpenzimet

Para

Përleshje masive me thika dhe mjete të forta në Durrës, vihen në pranga tre persona, arrestohet edhe pronari i një lokali

Para

Përleshje masive me thika dhe mjete të forta në Durrës, vihen në pranga tre persona, arrestohet edhe pronari i një lokali

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë

Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.