02:24 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Lulëzim Basha shpallet njeriu i vitit 2016, ja arsyet kryesore

13:10 | 30/12/2016
në Politikë, Te Gjitha
0
Pas ngjarjes tragjike, Basha letër Merkelit: Sulmi për të goditur Gjermaninë lider në Europë

Kreu i opozitës Lulëzim Basha është shpallur nga  Revista “Mapo” si njeriu i këtij viti. Në një shkrim të shkurtër, “Mapo” sqaron se pse kjo zgjedhje pikërisht për Bashën.

“Pse Lulzim Basha është shpresa e demokracisë shqiptare?

Viti 2016 mbyllet me frytet e para të ligjit të dekriminalizimit. Dy deputetë dhe një kryetar bashkie humbën mandatin me vendim të KQZ-së. Po ashtu, në korrik në përfundim të votimit me 140 vota pro të reformës në drejtësi ai ishte lideri i vetëm shqiptar që mori një telefonatë nga kancelarja Merkel, aleatja e tij në Partitë Popullore Europiane. Ja dy arritjet pse Lulzim Basha meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2016.

Por jo vetëm kaq, kryetari ri 43 vjeçar i PD-së është figura potenciale e së ardhmes e të djathtës dhe për pasojë e opozitës. Figurat e mëdha të PD-së Berisha, Imami, Topalli, Bode etj, i përkasin trashëgimisë politike; pretendentët dhe rivalët Patozi, Bregu, Duma janë profile premtuese por të pamjafta për të udhëhequr opozitën dhe për të patur shanse reale të alternacës së pushtetit në Shqipëri.

Bashkuar me energjinë pozitive, konstruktivitetin, modernitetin dhe bilancin e tij gati 13- vjecar në politikë si edhe përfilljen e gjerë ndërkombëtare të figurës së tij,  Lulzim Basha është jo vetëm një figurë e ndërtuar në më shumë se tre të katërtat e saj, por edhe më afër shndërrimit nga kryetar i ri i një partie të madhe në liderin e një fronti qeveritar më të larmishëm se sa e djathta në vetvete.

Në këtë kuptim, meqë Lulzim Basha  është figura më potenciale e të djathtës dhe e opozitës dhe opozita alternativa e demokracisë, ai është për pasojë shpresa e demokracisë shqiptare kundrejt një kryeministri si Edi Rama që po përforcon pozitat në pushtet dhe sjelljet problematike ndaj sistemit demokratik. Shpallja e Lulzim Bashës si “Njeriu i Vitit” do të shoqërohet në Revistën Mapo me një profil nga drejtori i Mediave Mapo, Alfred Lela”, shkruhet nga Mapo. (J.V/Shuplaka)

 

mapo

 

 

 

 

 

Etiketa: Lulezim BashaMapo
Pas

Çifti grek “garë” me policinë në Janinë, i sekuestrohet drogë

Para

Koalicion me Metën për zgjedhjet e reja? Rama përgjigjet, komenton dhe koalicionin Meta-Berisha

Para
Koalicion me Metën për zgjedhjet e reja? Rama përgjigjet, komenton dhe koalicionin Meta-Berisha

Koalicion me Metën për zgjedhjet e reja? Rama përgjigjet, komenton dhe koalicionin Meta-Berisha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.