Kryeminsitri Edi Rama nga Fieri në një takim me të rinjtë është shprehur se e rëdësoshtme është Reforma në Drejtësi dhe theksoi se e vetmja forcë politke që mund të bëjë reforma ësh PS-ja.
“Por një Shqipëri ku secili ka nevojë të jetë e drejtë, ku drejtësia të mos jetë pushtet i atyre që kanë lekë. Vota e 18 qershorit është një votë për të shpëtuar drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë bërë si mishi me thoin. Me atë votë ju nuk duhet të luftoni jo vetëm për vete por edhe për prindërit tuaj, se ajo votë për të çuar drejtësinë, shqiptarët e zakonshëm do të marrin në dorë pushtetin e qyteatrit për të pasur drejtësi. Historia e këtyre viteve ka treguar shumë thjesht ndër të tjera se e vetjma forcë që ka aftësinë për të bërë reforma, që nuk ju hedh hi syve është Partia Socialsite. Kjo nuk ka të bëjë më mua me Gramozn, apo me Elisën apo me përfaqësuesit tuaj.
Pavarësht me gabimet nuk e ka tradhëtuar kurrë intersin kombëtar. Ajo mund të ndërtojë institucione në këtë vend. Sot kalova dhe pashë të gjitha kantieret e Fierti. Kush jeton në Fier e shikon shumë qartë dallimin mes vizionit të punës dhe veprave të këtyre vitetve të fundit dhe historisë së gjatë që zhyti Fierin në rrëmujë dhe braktisje.”, u shpreh Rama. Por nuk mungoi as edhe një batutëe Edi Ramës në këtë takim.
Dikush nga publiku bërtiti gjatë fjalës së Ramës: Luli, Luli.
Rama i përgjgijet: Ça ke mo vëlla? Thotë luli, luli. Ku ta fus brenda, brenda në çadër është ai. Na ra goja dil, dil, Luli, jo nuk dal thotë ma bini këtu çelsin e zyrës.
(J.V/Shuplaka)