22:49 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Lulzim Basha dhe Anila Basha debatojnë live, gazetarja: Më keni dhënë lekë (VIDEO)

22:17 | 20/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha dhe Anila Basha debatojnë live, gazetarja: Më keni dhënë lekë (VIDEO)

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka debatuar ashpër me gazetaren Anila Basha, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga. Ndërkohë Basha po fliste për protestën e opozitës, gazetarja pranoi publikisht se ka marrë para nga ai.

DEBATI:

Gazetarja: Ka patur një dualizëm mes jush dhe Berishës, për sa kohë mendoni ta mbani çadrën? Ju kujtoj se dje keni bërë një ditëlindje, ditë tjetër këngë me daulle, shpenzimet e çadrës kush i ka paguar? Pse i harxhoni këto para, dhe mos më thoni për zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Basha: Flm për komplimentin, çadra nuk është institucion për përfitimin e Lulzim Bashës, nuk kam dashur të zbaviz argumentat e kundërshtarit që bëjnë dualitetin midis meje dhe Berishës, por këtu ka diçka legjitime, siç kishte në dualitetin midis Ramës dhe Fatos Nanos kur ishte larguar nga skena politike,

Gazetarja: Mos bëni krahasime, Ju jeni në çadër por ju nuk keni kryetarë të pd-së në rrethe

Basha: Më lini të flas, kur Nano doli nga partia dhe nga vendi, kishte njerëz që besonin se Rama ishte i përkohshëm. Duket që ka diçka përtej subjektivitetit, ka diçka obbjektive, kur një lider i fortë historikë, largohet dhe vendin iua zënë të rinjtë. E pranoj këtë, por në gjithë vendimmarrjen time politike kam realizuar të gjitha atributet, detyrat që më ka deleguar me votë, pa lakrorë dhe biçim kandidatë, që më ka ngarkuar partia demokratike. Kështu që harrojeni se kjo çadër është për egon e Lulzim Bashës, për potencimin e Lulzim Bashës, nuk kam ndier asnjë kompleks

Gazetarja: Nuk janë njerëzit në çadër që ju dëgjojnë

Basha: Më lër të mbaroj, shumëkush ka thënë se është tepër i butë, tepër europian, ndoshta është e vërtetë sepse profili, stili im, formimi im është ndryshe nga paraardhësi im. Kjo është vlerë e shtuar, as gabim as defekt.Çadra sidoqoftë ka marrë një vendim që shkon përtej Partisë Demokratike

Gazetarja: E morët ju nuk e bëri çadra.

Basha: Mos bëj cic mice, detyra jote është të bësh pyetje dhe jo debat se atë e bëjnë kundërshtarët politik. Këtë vendim e mori një nga bashkimet më të mëdha popullore,

Gazetarja: I merr këshilli kombëtar, jo protesta

Basha: Në këtë format hiq dorë nga zhurmuesit, flm që po bën interpretuesin e statutit demokratik, një detyrë tjetër që duhej të kishe bërë është të investigosh se si paguhet çadra meqë pyete, detyrë që ti si gazetare nuk e ke bërë, unë po të respektoj kështu që më repekto edhe ti

Gazetarja: Më keni dhënë edhe ju lekë Lulzim Basha, nuk kompleksohem nga kjo. (D.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Anila Bashalulzim basha
Pas

“Lekët ia marrin dhe e rrahin”, punonjësit e azilit në Tiranë dhunojnë plakun mes ulërimave (VIDEO)

Para

Debati me LSI-në, Nikolla: Nuk i anashkaloj kritikat, por…

Para
Debati me LSI-në, Nikolla: Nuk i anashkaloj kritikat, por…

Debati me LSI-në, Nikolla: Nuk i anashkaloj kritikat, por…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.