Dy kandidatët e vetëm në garën për postin e kryetarit të Partisë demokratike, Lulzim Basha dhe Eduart Selami, janë përballur me njëri-tjetrin në një takim në Korçë.
Në takimin me dyer të mbyllura, ku nuk janë lejuar as kamerat, sipas TV Klan dy kandidatët janë përplasur me njëri-tjetrin pas një pyetjeje për George Soros.
Të dy kandidatët e kanë mohuar të kenë mbësjhtetjen e George sorosit. Selami mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë asnjëherë njeriu i Sorosit, pasi është republikan në bindje ndërsa ka pohuar se bashkëshortja tij është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë që mbështetet nga Soros.
Më tej, Selami ka deklaruar se Xhorxh Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë dhe atëherë me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka studiuar në Holandë me bursë të siguruar nga Soros.
Madje, Basha dhe Grida Duma, vijoi Selami e kanë falenderuar publikisht Xhorxh Soros, për mundësimin e studimeve dhe për këtë ka edhe filmime.
Ndërkohë Basha e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Selamit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post