Në një intervistë për ‘Fax News’ gazetari Elvi Fundo ka komentuar aktualitetin politik ku mes tjerash ka folur edhe për situatën në kampin opozitar që sipas tij lë për të dëshiruar.
Fundo tha se Basha nuk është një lider që frymëzon, ndërsa theksoi se marrëveshja Rama-Basha vazhdon dhe për këtë solli si argument degradimin që i bëri PD çështjes “Babale”, një çështje e drejtë sipas tij por që u shkatërrua me mënyrën se si u soll PD. Sipas tij Agron Xhafaj shkoi në burg jo për shkak të audio-përgjimit, por për shkak të dokumenteve të publikuara nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi që vërtetonin dënimin e Agron Xhafajt në Itali.
“Që në momentin që PD publikoi dokumentet ministri do duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por si duket marrëveshja Rama-Basha është në fuqi, dhe del Babalja…këto janë lojëra të tyre se nëse PD do të kishte ruajtur kauzën me dokumentat për Çështjen e dënimit të tij në Itali dhe të vazhdonte çështjen në Parlament duke kërkuar dorëheqjen e ministrit, një kauzë e drejtë, por nxorën një ‘Babalizëm’ njerëz ordiner, trafikantë mashtrues, nxorrën llumin dhe dështuan se nëse merr këta të kthehet në bumerang siç po ndodh. Ishte një skenar i turpshëm i deputetëve sharlatanë me të cilët kam fituar gjyqet por nuk dua të flas, jam i bindur se ishte sharlatanizëm i deputetëve të Lulit që kanë menduar se duke ngritur teza të tilla mund të përfitonin kredibilitet dhe më pas të kishin benefite. PD e kishte kauzën e drejtë por e shkatërroi një deputet qesharak”, tha ai.
Ndërsa theksoi se audiopërgjimi ishte skenar, ai bëri të ditur dhe qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje ku theksoi se ministri Xhafaj jo vetëm që duhet të jepte dorëheqjen por nuk duhet të ishte as deputet, ndërsa vëllai i tij në burg.
Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, gazetari tha se ishte një ngjarje e manipuluar nga policia.
“Në rastin e Xhisiela Malokut është një akt që është manipuluar nga policia e shtetit. Sepse janë tre denoncime që vajzës nuk i janë marrë në tre komisariate. Është dhunuar nga djali i deputetit. Deri këtu kauza e PD është në rregull dhe mund të kërkonte largimin e deputetit Rrahman Rraja dhe arrestimin e të birit siç u arrestua. Por çfarë bën? Filluan me skenare, jo deputeti i Krujës, jo Taulant Balla dhe i kthejnë gjërat në ta pabesueshme vetë. Unë prandaj gjithmonë e më shumë kam dyshime se atje ka një marrëveshje se i prishin kauzat. Luli duket si zjarrëfikësi i kauzave që ngre vetë”, tha Elvi Fundo që sipas tij nëse PD do të kishte pamje për prezencën e Ballës në komisarit do do t’i kishte nxjerrë, por sipas tij nuk i ka.
“Janë dy kauza që i dogji kot”, tha ai ndërsa shtroi pyetjen se pse PD nuk çon materialet origjinale për audiopërgjimin e Agron Xhafajt në prokurori ose të bëj një ekpertizë dhe të sqarojë.
“Lulzim Basha është zjarrëfikësi i Edi Ramës, është njeriu që fik kauzat e opozitës. Çdo çështje që del fillimisht, e lejon, e shikon dhe pastaj e fik. Kjo për ti treguar Ramës, për ti thënë hajde bashkëpunojmë. Unë jam i prirur ta besoj Ramën se Basha i ka kërkuar pushtet në tavolinë se e njoh Bashën”, shtoi ai.
I pyetur për mundësinë që të ketë zgjedhje të parakohshme, Fundo tha se kjo është e vështirë sepse PD është në gjendje të vështirë dhe se edhe nëse do të shkohet PD nuk është e gatshme.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, edhe nëse do të ketë ato do ti bëjë Rama. PD nuk është e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.
Shumë degë të PD-së janë të shkatërruara si në Durrës. E njëjta situatë është në shumë qytete të tjetra, Tiarana e shkatërruar komplet.
Që nga zgjedhjet e kaluara nuk po merret njeri me këtë proces. Unë them që PD është e dobët në bazë dhe kjo vjen për shkak të Bashës që do një parti pesonale dhe jo një parti strukturash si ajo e Berishës. Mendoj që e kanë mbajtur gjallë kauzat e Berishës. Nuk ka konceptin e të bërit politikë. Unë mendoj që Basha së pari duhet të bëjë paqtimin e madh të PD-së në kuptimin që të hapë dyert.
Së pari Basha duhet të bëjë një akt, të japë dorëheqjen vetë apo të lëshojë nga pozicioni që ka, aktin duhet ta bëjë Basha, jo ata që ka dëbuar Basha. E dyta është se ka një PD të përçarë, në bazë po ndodh një luftë, po i dëbojnë njerëzit “ ik ti se ke sharë Lulin” e kanë kthyer PD-në në një qelizë të ngushtë, duke parë ktë situatë nuk besoj që do shkohet në zgjedhje. Edhe nëse Basha shkon në zgjedhje të parakohshme, me sondazhet që kam parë, janë të frikshme, Lulzim Basha nga sondazhet është 20 përqind më poshtë PD-së, 7 pikë, ndërsa Berisha është 7-8 pikë mbi Partinë Demokratike”, u shpreh Elvi Fundo.
I pyetur nëse ka informacione nëse ka nisur përzgjedhjas në bazë për kandidatët për zgjedhjet lokale, ai tha se po kërkohen kandidatë që të kenë mundësi të financojnë fushatën.
“Po kërkon kandidat që të paguajë fushatën. Po hynë në qerthullin e rilindjes. Po përpiqen që të evidentojnë një grup emrash. Nga ana tjetër është shumë e vështirë për shkak të mungesës së fortë të organizimit. Psi nuk ka besim tek lidershipi i PD-së. Që të kthehet besimi Basha duhet të bëjë paqtimin. Kam frikë se do të jetë një humbje katastrofike”, deklaroi Elvi Fundo për Fax News’.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post