01:27 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

12:06 | 05/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht

Lulzim Basha e ka thënë qartë sot nga çadra ku po fliste mes sipërmarrësve se është gati për dialog me Edi Ramën, por me një kusht.

”Ndaj nëse do të ketë dialog politik, siç e kemi kërkuar që prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një dialog të pistë mes politikanëve të opozitës dhe pozitës që të vazhdojë komploti por do jetë dialogu politik që përmes standardit politik europian përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i japë fund Republikës së vjetër, rrugëve të vjetra dhe mënyrave të vjetrave, që çdo gjë që në këtë vend mban peng shpresat dhe zhvillimin.’‘, kërkoi Basha sot nga sheshi para Kryeministrisë.

”Sot më shumë se kurrë jam po aq i vendosur dhe më i inkurajuar se kurrë se e di që në këtë përballje nuk përfaqësoj hallin tim, as interesat e ngushta të një partie por përfaqësoj hallet dhe interesat e shqiptarëve të ndershëm të cilët janë bekimi i Republikës së Re që po vjen.”, vazhdoi më tej ai.

”Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruante dje Edi Rama, teksa shtonte se nëse zbatohet Kushtetuta është gati për çdo negociatë.

ÇFARË I OFROI RAMA PAS DEKLARATËS SË METËS SE NUK MERRTE PJESË NË ZGJEDHJE PA OPOZITËN:

”E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.

Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës.

Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër.” (V.G/SHUPLAKA)

Edi Rama dhe Lulzim Basha
Etiketa: Bashacaderedi ramalulzim bashametaprotesterama
Pas

“Çfarë s’provoi diktatura me ne por mbijetuam, asnjë shqiptar të mos heshtë përpara nenit 449”

Para

La mandatin e deputetit në Fier, qeveria i beson postin e rëndësishëm të Financave (PROPOZIMI)

Para
La mandatin e deputetit në Fier, qeveria i beson postin e rëndësishëm të Financave (PROPOZIMI)

La mandatin e deputetit në Fier, qeveria i beson postin e rëndësishëm të Financave (PROPOZIMI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.