Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pasur një takim në orët e para të mëngjesit të sotëm me kreun e shtetit Ilir Meta, në Presidencë.
Meta dhe Basha mësohet se kanë diskutuar mbi krizën politike në vend, po asnjë prej zyrave të tyre të shtypit nuk ka zbardhur këtë takim.
Pas kësaj Basha është zhvendosur drejt selisë së PD-së ku ka mbledhur aleatët e tij, ndërsa nesër pritet që të fluturojë drejt Vjenës, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë atje.

Takimi i fundit publik mes Bashës dhe Metës, ka qenë diktën kur presidenti dekretoi datën e re për zgjedhjet lokale, që sipas tij do të mbahen në 13 Tetor.
Një datë kjo që nuk njihet nga ana e socialistëve, të cilët njohin si legjitime zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat u mbajtën pa opozitën.
Ndërkohë që opozita vijon aksionin e saj, dhe sipas Bashës marrëveshje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, pasi ai e ka treguar se nuk mund të mbajë dot zgjedhje të lira, dhe të pamanipuluara.
(E.K/Faxweb.al)