Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që bëri sot në Forumin Ekonomik të Tiranës, ku tha se biznesi ka njohur rritje, ndërkohë që papunësia është ulur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se Rama ka forcuar vetëm biznesin e tij personal, dhe të oligarkëve të ngushtë që mban pas vetes.
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë.
Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij”, shkruan Basha në postimin e tij, shoqëruar dhe me foton e mëposhtme.
Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij në Forumim Ekonomik të Tiranës, teksa foli me superlative për uljen e papunësisë, që sipas tij është rezultati më i mirë në 25 vitet e fundit.
“Patjetër me BE si një pike te fuqishme pikë reference. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë edhe për rajonin dhe për BE. Besoj se kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë.
Ky forum në Tiranë është modeluar si forumi i Delfit, por idea ime e sotme është të perforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delfit dhe te përfitojmë nga njohuria e tyre dhe te ndërlidhim këto 2 forume.
Në çdo shifër kemi pasur përmirësime, kemi normën me te ulët të papunësisë prej 25 vitesh, bazuar ne raportin e bankës botërore.
Shifra dhe norma e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jeton tani në Shqipëri. Shifër e rëndesishme lidhet me investimet e huaja, kemi progress, nuk do flas për arritjet por për sfidat.
Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, të përmirësojmë sjelljen e administratës, sidomos atë që lidhet drejtpërdrejtë me veprimtaritë e biznesit”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që foli dhe për luftën ndaj krimit të organizuar.
“Do arrijmë një marrëveshje për nje sulm kunder krimit te organizuar. Do konfiskohen të gjitha asetet. Tek biznesi i ligjshëm kemi shumë për të përmirësuar, dhe biznesi i paligjshëm duhet tu themi që ky nuk eshtë vend i tyre, ka ardhur koha që t’u shkojmë pas,dhe të bëjmë të sigurtë qe këto gjëra negative duke hyrë në administratë, biznes dhe politikë do të marrin fund.
Në këtë forum ekziston potencial, nuk duhet të jemi të kënaqur më ate që ndodh në ketë forum, kërkojmë që dhe rajonin të jetë pjesë e kësaj përpjekje”, tha më tej Rama.
(E.K/Faxweb.al)