10:02 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha: Kolegji Zgjedhor fytyrë e Edi Ramës. Vendimi për të mos hyrë në zgjedhje, i drejtë

21:24 | 24/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha: Kolegji Zgjedhor fytyrë e Edi Ramës. Vendimi për të mos hyrë në zgjedhje, i drejtë

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi nga selia blu se vendimi i opozitës për të djegur mandatet në Parlament dhe për të mos u futur në zgjedhjet e 30- Qershorit ishte i drejtë. Këtë ai e argomentoi kur foli për vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor të cilin e konsideroi si pjesë e një skenari të kryeministrit Rama

“Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës”, deklaroi prerë kreu i opozitës.

Më tej ai se e gjithë kjo tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon bi drejtësinë, por edhe shpërfilljen që ai ka sipas tij ndaj ligjit institucioneve dhe demokracisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Kolegji Zgjedhor, fasadë e regjimit të Edi Ramës. Vendimi i tij i parëndësishëm, pjesë e një skenari të trashë.

Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pëgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji.

Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës

Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt I kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama.

Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit.

Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë.

Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën fallco dhe fasadë të të gjithë sistemit instituticional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama.

Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë.Sot kemi edhe një kolegj zgjedhor fasadë, të cilat legjityimojnë në sipërfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës. Me veprimin e tij, Kolegji Zgjedhor sot provoi edhe një herë se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendim i duhur

Sjellja e kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë,  gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës. Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin  tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Kolegji Zgjedhorlulzim bashaZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Vendimi i KQZ-së për ndryshimin e KZAZ-së, detaje të reja nga përgatitjet në Kukës

Para

Basha tregon skenarin e Ramës: Asgjë nuk është normale, ja pse shkon në fushatë si në territore armike

Para
Lulzim Basha: Kolegji Zgjedhor fytyrë e Edi Ramës. Vendimi për të mos hyrë në zgjedhje, i drejtë

Basha tregon skenarin e Ramës: Asgjë nuk është normale, ja pse shkon në fushatë si në territore armike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur 606 kuti! PD ka humbur 309 vota, PS 223

Trump njoftoi armëpushimin në Lindjen e Mesme, Izraeli rihap hapësirën e tij ajrore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

Izraeli pranon armëpushimin pasi ‘eliminoi kërcënimin bërthamor e raketor të Iranit’

Vatra e zjarrit në Kukës ende aktive pas 24 orësh, ndërhyrje intensive nga zjarrfikësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.