Lulzim Basha është pyetur gjatë një lidhje me skype me moderatorin e emisionit “Aktualitet” në Fax News në lidhje me marrëveshjen mes tij dhe Ramës në 2017 dhe mundësisë së rikthimit të një marrëveshjeje apo koalicioni mes tyre.
Basha ka sqaruar se ajo ishte një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërsa për dështimin e tyre fajëson kreun e qeverisë duke i përmednur edhe tërheqjen nga procesi gjyqësor me gazetarin e BILD që publikoi faktet për shit-blerjen e votave.
“PD nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me PS-së marrëveshja e 2017 ishte një vendim për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Prokuroria shqiptare vazhdon të fle gjumë mbi dosjet e krimit elektoral,. Ishte një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por që s’ishin të tilla kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. Ndaj u distancua se gjyqi gjerman do ta nxjerrte zbuluar. E vetmja shpresë e Edi Ramës është të mbjellë përçarje, por me sa shikoj është një shkrepëse e lagur. Ai ka në dorë të iki me faqe të bardhë ose me faqe të zezë”.
Ka një pse të eletoratit që e kundërshtojnë aleancën me LSI-në, por ka edhe nga ata që e shikojnë si një mënyrë për të mundur Ramën dhe ardhur në pushtet, keni ndonjë koment? Ishte pyetja e drejtuar nga Bejdo Malo të cilës Basha iu përgjigj:
“Komenti im i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. Nuk ka shqiptarë që të shkojë pas thashethemeve. Ka vetëm një faktor, përçarja e opozitës për ti zgjatur jetën në pushtet Edi Ramës. Patjetër që do të jemi një koalicion fitues dhe na bashkon interesi i shqiptarëve, domosdoshmëria për të anuluar kontratat korruptive në kurriz të shqiptarëve. Po vjen një moment ku buka e gojës nuk është më fjalë goje dhe shteti që i ka vjedhur e mjelur nuk ka përgjigje për ta sepse nuk ka lekë për ta se i ka dërguar tek oligarkët. Kjo është një këmbanë alarmi që i bashkon të gjithë shqiptarëve, për t;ju kthyer shqiptarëve pushtetin dhe paratë e vjedhura”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)