Në ditën e 18 të protestës, “Çadrës së Lirisë” së opozitës do i bashkohet edhe senatori italian, Mario Mauro, ish-ministër i Mbrojtjes në Itali, që më parë ka mbajtur edhe postin e anëtarit të Parlamentit Europian, deri në 2013-ën.
Ai do të vizitojë çadrën e demokratëve në orën 12:00 të ditës së sotme, ku pritet që të dëgjojë fjalën e Bashës, si dhe të shprehë qëndrimin e tij personal.
Në çadrën e lirisë ka qenë edhe ambasadori italian, Alberto Cutillo që e cilësoi kauzën e protestës si të drejtë dhe premtoi se do ta vizitojë sërish çadrën. (XH.A/SHUPLAKA)