Ka nisur të dalë në terren kreu i Partisë Demokratike duke folur përballë qytetarëve e votuesve të mundshëm por kësaj here s’i ka ecur dhe aq.
Sigurisht që Tepelena nuk mund të krahasohet me numrin e banorëve në Tiranë apo me ndonjë qytet tjetër të madh të Shqipërisë, por imazhet ‘’rrëfejnë’’ vetë.
Në sallën ku Basha ka takuar qytetarët e Tepelenës jo të gjitha karriget janë plot dhe mbi të gjitha në llozhën lart nuk ka këmbë njeriu.
Megjithatë kryedemokrati ka vazhduar të bëjë detyrën e tij për të bindur qytetarët duke u thënë: ‘’Dje isha me demokratët e Tepelenës. Folëm për ndryshimin që duam të sjellim së bashku, për një Shqipëri që i jep mundësi çdo njeriu të ecë përpara me mund, aftësi dhe ndershmëri. Vetëm kështu Tepelena do të shpëtojë nga droga dhe krimi. Vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vendi ku të gjithë shqiptarët gjejnë të ardhmen e tyre.’’