02:07 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Lulzim Basha nga “Çadra e Lirisë”: Do vijë dita kur do luten ata, që s’ka lutje t’i shpëtojë!

18:25 | 21/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha nga “Çadra e Lirisë”: Do vijë dita kur do luten ata, që s’ka lutje t’i shpëtojë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron nga “Çadra e lirisë”, aty ku sot është i pranishëm edhe forumi i gruas, që kjo protestë nuk do të marrë fund, derisa të arrihen qëllimet e nisjes së saj.

Basha u shpreh përpara grave dhe nënave të mbledhura aty sot, se mbi të gjitha ai po lufton pikërisht për të iu ardhur në ndihmë atyre.

“Me zgjedhje të lira dhe të ndershmë Partia Demokratike është e gatshme të garojë dhe të fitojë, për t’u ardhur në ndihmë grave dhe nënave të shtëpisë. Për ofertën e një shëndetësie ku paratë e taksapaguesve nuk zhduken por kthehen me shërbime dinjitoze, çmime të përballueshme. Për një Shqipëri ku fëmijët shqiptarë, nuk kanë pse enden rrugëve, por të kenë mundësi që të vazhhdojnë të qëndrojnë në ambientet arsimore, ndërkohë që gratë nënat të kthehen nga puna.”, tha Basha.

Ndërkaq, kreu i opozitës tha se nuk ka negociata me qeverinë për të ndërprerë protestën, pasi ajo do të vijojë derisa të arrihet qeveria teknike.

“Si t’i japim fund kësaj? Vetëm me votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme. Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe ne jemi këtu pasi ky vendim do të zbatohet patjetër. Ne nuk jemi këtu për t’u lutur sepse nuk kemi pse t’i lutemi  askujt. Do vijë dita kur do të luten ata, të cilët nuk ka lutje që t’i shpëtojë nga zgjedhja e popullit.

Një qeveri e mirë nuk mund të ketë zanafillë tjetër, përveçse kur është e zgjedhur me votë të lirë dhe zgjedhje të ndershme. Nëse ka një mision të shenjtë për të cilin ia vlen është siguria, liria mirëqenia për brezat që do vijnë. Por siguri, liri, mirëqenie nuk mund të ketë nëse qeveria bie në errësirë, drogë, korrupsion. Do ketë zero negociata për qeverinë teknike dhe zgjedhje të lira. Largim të këtij kryeministri të bërë njësh me krimin. Mos t’i bëjnë llogaritë gabim.”, tha Basha.

Ndërkohë ai falenderoi të gjithë të pranishmit për ngritjen e tyre në protest. “Një komb i tërë ju është mirënjohës që vendosët të sakrifikoni dhe të bëheni pjesë, kjo lëvizje që nisi të shtunën do të përfundojë vetëm me fitoren e qytetarëve shqiptarë.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim bashaprotesta
Pas

Drejtori i Teatrit Kombëtar kapet me Robert Ndrenikën? Biseda që po bëhet virale në internet

Para

Kush është zyrtari i lartë i BE-së që bëri Bashën të lërë çadrën

Para
Kush është zyrtari i lartë i BE-së që bëri  Bashën të lërë çadrën

Kush është zyrtari i lartë i BE-së që bëri Bashën të lërë çadrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.