Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se nuk pranon të negociojë me kreun e LSI-së Ilir Meta, lidhur me krijimin e qeverisë teknike.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha shprehet se PD nuk ka një plan B, pasi plani kryesor është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas Bashës, Rama është bërë palë me krimin dhe me bandat, prandaj ai nuk duhet të lejohet më në pushtet.
“Ne kaluam ligjin me dekrimanilizimin dhe negociuam me ndërkombëtarët, por ai ende vazhdon të qeverisë me Elvis Rroshin. Në kushtet e moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit. E vetmja mundësi që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetëm një qeveri teknike. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shtoi Basha më tutje.
Këtë lëvizje të Partisë Demokratike, ai e cilëson si një lëvizje popullore dhe jo vetëm të partisë, pasi siç e ka thënë vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, rikthimi i pushtetit te populli është synimi kryesor. (D.D/Shuplaka)