10:11 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha nga Shkodra: Sot në Shqipëri ka shpresë, erdha te ju për t’u frymëzuar

13:15 | 17/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha nga Shkodra: Sot në Shqipëri ka shpresë, erdha te ju për t’u frymëzuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Shkodra ka thënë se aksioni opozitar ka treguar se sot falë tij vendi ka shpresë. Ai ka përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës politike të vijë nga jashtë, duke përdorur termin ‘bashkim i shqiptarëve’ si e vetmja rrugë që sipas tij ofron një zgjidhje përfundimtare.

Basha nuk ka lënë pa hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakëve të përfolur për të shkuarën e tyre kriminale, ndërkohë ka theksuar se aksioni opozitar do të vijojë.

“Të gjithë të zgjedhurit e qarkut të Shkodrës kanë të shkuar kriminale. Siç e shihni Edi Rama nuk ka asnjë reagim për situatën. Ndaj ne kemi marrë këtë aksion prej 6 muajsh dhe do të vazhdojmë aksionin tonë. Është detyra jonë si opozitë e bashkuar të hapim rrugët për zgjidhjen e kësaj krize. Ne nuk do t’ju hapim rrugën as Babanit, as Kajmakut, as Pjetrit as atyre që janë në Kuvend. Do sigurojmë që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër. Ka një sensibilizim dhe rrebelizim të madh. Triumfi i të keqes mbi të mirën nuk do të ndodh më. Shkodra ka qenë dhe do të vijojë të mbetet triumfi i vlerave kundër anti-vlerave. Unë gjatë kësaj vizite jam edhe në rolin e dikujt që ka ardhur të frymëzohet nga mos nënshtrimi siç e ka treguar gjithmonë Shkodra si bastion i djathtë. Kjo krizë zgjidhet jo nga jashtë, por nga bashkimi, ndërkombëtarët janë miqtë tanë dhe bashkëpunëtorët tanë. Mungesa e dialogut ka ardhur për shkak të lidhjes së krimit me politikën, nuk dialogohet me krimin dhe prioriteti ynë është ndarja e krimit nga politika. Po të mos ishte kjo rezistencë sot nuk do të ishim në këto kushte ku duhet thënë se ka shpresë. Ne jemi të vendosur për t’ju kthyer pushtetin e qytetarëve dhe jo Tom Doshëve”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: basha ne shkoderlulzim basha
Pas

“Cilësi shumë e mirë”, skandali me ‘Gjoka Construction’, firma e të birit vlerësoi babanë

Para

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës

Para
Dritëhijet dhe zbehja e pritshmërive nga protesta e studentëve

Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës

Discussion about this post

 



Të Fundit

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.