15:34 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lulzim Basha nis takimet nga bastioni i Saimir Tahirit, çfarë mesazhi jep

13:48 | 27/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Festa e Krishtlindjes, Lulzim Basha uron besimtarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës për t’i dhënë fund sundimit mafioz të Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal, kundër interesit të shumicës së shqiptarëve. 

Kryetari i Partisë Demokratike e kishte bashkimin me shqiptarët lejtmotiv të turit të takimeve me qytetarët, tur të cilin e nisi nga Tirana.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama  dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin  dhe mundjen përfundimtare të së keqes.”- tha Basha

Lulzim Basha shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale. Ai solli si argument marrëveshjen e imponuar para zgjedhjeve të qershorit. 

“Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e zhvilloi takimin e Tiranës në zonën e Kombinatit, prej nga kishte një paralajmërim për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”.-tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve, është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminalizuar.

“Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit.”-u shpreh Basha.

 Apeli i Lulzim Bashës për shqiptarët është të mos pajtohen me të keqen.“Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund.”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Pas

Mos iu gëzoni të ngrohtit! Kur do të kthehen temperaturat nën zero

Para

Naftëtarët nisen në këmbë drejt Tiranës, CLRSD ofron 3 propozime si zgjidhje

Para
Naftëtarët nisin marshimin drejt Tiranës: Kemi mbetur në mes të rrugës (VIDEO)

Naftëtarët nisen në këmbë drejt Tiranës, CLRSD ofron 3 propozime si zgjidhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD akuzon për manipulim me ‘trenin bullgar’, KAS jep nesër verdiktin për Elbasanin

Matura 2025/ Ministria e Arsimit pas provimit të fundit: Përjashtohet një maturant në Durrës, nën hetim raste të tjera

Dritan Lleshi dënohet me 8 muaj burg për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.