Kryetari i PD Lulzim Basha është nisur drejt spitalit ushtarak, ku do të takojë Alfred Likën, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjeve që ndodhën paraditen e sotme në Burrel. Lika u soll me helikopter drejt Tiranës, ndërsa ka pësuar fraktura të rënda në kokë.
Alfred Lika është vëllai i kryetarit të PD-së në Mat, është plagosur rëndë nga përplasjet e dhunshme në Burrel dhe Klos mes qytetarëve dhe Policisë së Rendit.
Sipas raportimeve paraprake sqarohet se ai është goditur me shkop gome në pjesën e paskokës nga efektivët e policisë duke marrë plagë të rënda. Lajmi është konfirmuar dhe nga burimet e Partisë Demokratike e cila ka shpërndarë një njoftim per media ku thuhet:
Nje person eshte plagosur ne Burrel, kur qytetaret ishin duke zbatuar dekretin e Presidentit, ne mbrojtje te kushtetutes. Ai quhet Alfred Lika, i cili eshte goditur nga Forcat Speciale, te cilat, ne paligjshmeri te plote me veprimet e tyre, i kane shkaktuar fraktura te renda ne koke. Alfred Lika, vellai i Kryetarit te PD, Burrel, eshte nisur me helikopter drejt Tiranes.
(E.K/Faxweb.al)