20:15 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha nuk jep datë për protestën e radhës, çfarë deklaroi nga selia blu

22:31 | 13/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndryshon skenari i opozitës, Lulzim Basha nis fjalimin entuziast: Po bie muzgu i zi…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në mbylljen e protestës së opozitës.

Në fjalën e tij Basha, duke e cilësuar protestën si më të madhen në historinë e vendit, shprehu mirënjohjen për pjesëmarrësit duke e cilësuar protestën si një sukses ndaj kauzës.

“Mirënjohje të thellë për qytetarët dhe qyetaret e Shqipërisë për ketë qëndresë monumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe lindjes së demokracisë së re për shqiptarët.  

Kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike shqiptare. Ndriçuat horizontin e shpresës që do të kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Por vëllezër dhe motra, për të nëntën protestë në 8 javë ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme largimin e Edi Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira.

Një betejë e jashtëzakonshme është zhvilluar sot. Ata u munduan ta ndanin këtë protestë ende pa filluar. Nuk ja dolën dot dhe me gjithë sfidën, dhe ne ja arritëm sot në 13 prill të mbajmë protestën më të madhe që ka zhvilluar kombi shqiptar

Qeveria e krimit sot u soll edhe njëherë si pushtus ndaj nënave dhe motrave ndaj protestuesit, u munduan të na ndalonin përmes hedhjes së gazit lotsjellës.

Sot kemi vendosur fundin e Edi Ramës, fundi i Edi Ramës është vendosur nga populli, tik tak tik tak… Ne jemi të vendosur për të vijuar betejën, beteja do të vijoi deri në fund deri në fitore. As hedhja e gazit nuk pati sukses.

Ne nuk heshtëm u çuam, protestuam dhe fituam. Në fitoren e kauzës tonë le të bëhemi gati për çlirimin e shqipërisë nga krimi. Koha e Ramës do të firmoset nën arkivat e zeza.

Çdo sakrificë e opozitës është për të ardhmen tonë, për të ardhmen Evropiane.”

Ende pa u mbyllur mirë protesta ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili thotë se skenat që pa ishin të turpshme.

‘’Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30qershor”, shkruan Rama në komunikimin e tij në rrjetet sociale./Faxweb.al

Etiketa: basha mbyll protestenlulzim basha
Pas

Klaudia Pepa publikon këtë video sensuale të saj, shihni reagimin me të drejtë të Albi Nakos! (FOTO)

Para

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Para
Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Në luftë me kancerin prej 2 vitesh, vajza surprizohet nga shokët e klasës

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.