Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka rezaguar sërisht sot në lidhje me drogën. Sipas tij ka vetëm një të vërtetë në lidhje me raposrtet për drogën dhe ajo është pesëfishimi i sipërfaqeve të mbjella.
‘’Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.
Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.
Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!
Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve’’, ka shkruar Basha. (E.K/SHUPLAKA)