Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur shprehet se 30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës.
Ai shkruan në rrjetet sociale se, shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë se Europa dhe shton se, nuk ka asnjë hap pas në aksionin opozitar.
“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor”, shkruan Basha në Facebook.
Reagimi i Bashës vjen në një kohë kur data 21 Qershor është vendosur nga opozita e bashkuar si dita e protestës së 9 kombëtare, e cila vjen në vazhdën e tubimeve opozitare për rRëzimin e qeverisë së drejtuar nga Rama dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore.
Njëkohësisht kjo është protesta e parë pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, vendim i cili i ka shtuar akoma më tepër tensionet politike në vend.
(F.GJ/FAXWEB.AL)