Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë prej më shumë se 1 orë e gjysmë para prokurorëve belgë që kanë mbërritur në Shqipëri për të hetuar mbi dosjen “Toyota Yaris”.
Para gazetarëve Basha është shprehur:
“Dhashë informacione të plota mbi “Toyota Yaris”, më shumë nga ç’dhashë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga. Ky është problem jo vetëm politik, por dhe ekonomik, sepse ndikon në stabilitetin e vendit”.
“Qeveria e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të drogës dhe krimit.
Gjithcka që po kryhet sot është në funksion të pastrimit të parasë, tenderat dhe gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të pistave të drogës dhe krimit.
Synimi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë para dhe pushtet për veten dhe ologarkët e tij. Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare dhe asaj belge. Dhashë informacione të plota”, tha Basha.