Në ditëlindjen e Partisë Demokratike, askush tjetër nuk mund të ishte më aktiv përvec kryetarit të saj, Lulzim Bashës.
Në 26-vjetorin e Partisë Demokratike, Basha rikujton ata që sollën për herë të parë demokracinë në Shqipëri, studentët e “Lëvizjes së Dhjetorit”.
“Partia Demokratike lindi e madhe nga zgjimi dhe revolta e shqiptarëve kundër shtypjes, varfërisë dhe izolimit komunist, nga ëndrra e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet, nga aspirata e tyre e flaktë për t’ju bashkuar Europës së kombeve të lira. Gjithë këtij vlimi të rrallë popullor i dhanë shprehje politike me mençuri, me guxim dhe në kushte shumë të vështira themeluesit, studentët e Dhjetorit, intelektualët që u bashkuan më ta, Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, të gjithë ata që janë sot e do të jenë përgjithmonë në panteonin e demokracisë shqiptare.”, shkruan Bashan në rrjetet sociale.
Së bashku me këtë shkrim, kryetari i PD-së ka risjellë për publikun edhe disa foto të para 26-viteve, nga kjo ditë e shënuar.