Protesta e opozitës sot duket se do të zgjasë në kohë, ndërsa qytetarë të ndryshëm shprehen se do ta kalojnë natën përpara kryeministrisë.
Ndërkohë që kryedemokrati Basha dhe turma e qytetarëve i janë drejtuar godinës së parlamentit, ndërsa derimë tani nuk është shkaktuar asnjë incident nga ana e protestuesve.
Basha është në komunikime të vazhdueshme në telefon, dhe ka një konsultim nga afër dhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët e tjerë, si dhe ish-deputetin Agron Shehaj.
Spostimi i protestës në pika të ndryshme të Tiranës, ka bërë që edhe punonjësit e policisë të gjenden deri diku të përgatitur dhe të shkojnë sa në një vend në një vend tjetër.
Kujtojmë që protesta e sotme në Tiranë po transmetohet live edhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare si VOA, Washington Post, Reuters, ZDF etj.
Ajo që mund të thuhet me siguri për protestën e sotme është që pjesëmarrja ka qenë masive, ndërkohë që gjithçka që ndodh në Tiranë kryeministri Rama po e ndjek nga Poliçani, ku ndodhet për takime me qytetarët.
Opozita thirri sot një protestë masive ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama, ngritja e një qeverie teknike si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Liderët e opozitës prej disa javësh janë në protesta të vazhdueshme kundër qeverisë Rama 2 pasi sipas tyre vullneti i votuesve në zgjedhjet e 2017-s është deformuar nga shitblerja e votës.
Korrupsioni dhe trafiku i drogës gjithashtu sipas opozitës po e çon vendin në degradim ekonomik dhe social.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post