Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku ka shprehur mbështetjen ndaj artistëve, kundër shembjes së godinës.
Basha tha se janë aty për të shprehur solidaritetin me qrtistët dhe shtoi se ky është një regjim bandash dhe hajdutësh, dhe hajdutët përdorin hile për të sulmuar.
“Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm. Këshilli është ineksiziten, i paligjshme. Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punës, batërdia do të vazhdoj. Zgjedhjet do të vazhdojnë. Kjo dhunë, kjo vjedhje, grabitje, zhvatje e pronave të shqiptarëve, ka një dhe vetëm një emër; Edi Rama!
Do të kaloj këtu orë të tëra sot. Unë dhe drejtues të lartë të PD-së. Këto janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët përdorin hilet dhe shkuan në 5 e 30 të mëngjesit, pavarësisht se ne u mobiliizuam. Gjithë kjo vjedhje, do të grabise 30 milionë euro në aferën e Teatrit. Unë jam këtu për të treguar solidaritetin tim dhe për të mbrojtur një vijë të kuqe të demokracisë. Kur shteti bie në dorë të banditëve, qytetarët mund ti përgjigjen në çdo mënyrë. PD ka vetëm shpritin e rezistenëcn dhe mbështetjen e qytetarëve.”- tha Basha. (M.Q/Faxweb.al)