04:52 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha pret në zyrë drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit: Këto janë 5 propozimet për tejkalimin e krizës

17:39 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha pret në zyrë drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit: Këto janë 5 propozimet për tejkalimin e krizës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme disa drejtues të Shoqatës Shqiptare të Turizmit të cilët pohon ai, i kanë shprehur shqetësimin e thellë për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.

Basha shkruan se sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, ‘çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit’.

“Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria”, shkruan Basha.

Teksa shpreh mbështetjen e tij për këtë sektor, kreu i opozitës prezanton edhe një platformë me 5 pika ndaj qeverisë.

Reagimi i plotë:

Sot prita drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Presidenti i shoqatës Enver Mehmeti, Kryetar i Sektorit të Hoteleve Zak Topuzi dhe Kryetari i Sektorit te Agjensive Turistike Sokol Hoxha më shprehën shqetësimin e thellë për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit. Sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit.

Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Veç humbjeve të muajve të karantinës, shumica e prenotimeve për sezonin e ri janë anulluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Ne i mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe i kërkojmë qeverisë ti marrë ato në konsideratë sa më parë:

1.Të garantohet ndihma financiare me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Të jepet subvencionim i plotë dhe në kohë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore.

3.Të sigurohet likuiditeti përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Të anullohen/shtyhen detyrimet tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht si në kohë “normale”.

5.Të bashkëpunohet ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera fqinje, për të garantuar flukse të ndërsjellta turistësh dhe shtuar mundësitë për turizmin shqiptar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lulzim bashaPROPOZIMET PER TURIZMINSHOQATA SHQIPTARE E TURIZMIT
Pas

Në mes të pandemisë/ Njoftohet protesta e parë me maska në sheshin “Skënderbej”, zbulohet data dhe ora

Para

Të gjendur përballë falimentimit nga COVID-19, bizneset në Itali po “joshen” nga paratë e mafiozëve që po shfrytëzojnë krizën

Para
Të gjendur përballë falimentimit nga COVID-19, bizneset në Itali po “joshen” nga paratë e mafiozëve që po shfrytëzojnë krizën

Të gjendur përballë falimentimit nga COVID-19, bizneset në Itali po "joshen" nga paratë e mafiozëve që po shfrytëzojnë krizën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.