Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në qendrën e votimit pranë çerdhes 13 në Tiranë ku edhe ka votuar.
Ai është i shoqëruar nga prindërit e tij por jo nga gruaja e tij, Aurela Basha. “Gati jeni, të gjithë gati. Dua ta nis me një urim për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i zotit me të gjithë ju. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ju, merret vendimi nga qytetarët për qytetarët. Ejani dhe votoni, vetëm përmes votës mund të bëhet ndryshimi i jetës suaj. Këtë thirrje e kam sidomos për njerëzit që janë skeptikë. Ejani të gjithë merrni pjesë në votime. Jam shumë i nderuar për këtë fushatë njëmujore qytetare. Kam një falenderim për ata që janë bërë pjesë e këtij procesi. Le ta kthejmë këtë ditë në ditë feste”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2256″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]