Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar në selinë qëndrore të Partisë Demokratike. Pas hedhjes së votës Basha është shprehur se nga ky proces demokratët do të dalin më të fortë dhe të bashkuar dhe të kthehen në forcën e vetme që do drejtojë.
“Për herë të dytë e procesit një anëtar një votë shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bisedimeve që m’u afrua mua dhe kandidatit tjetër Selami, anembanë vendit. Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam i bindur se nga ky proces demokratët do të dalin më të fortë dhe të bashkuar dhe të kthehen në forcën e vetme që do drejtojë”, tha Basha.
Sjellim në vëmendje që vetëm një orë më parë votoi po në këtë seli kandidati tjetër Eduard Selami. PO kështu deri më tani në asnjë qendër votimi nuk ka pasur ndonjë incident apo shkelje ligjore. Kjo është konfirmuar edhe nga të dy kandidatët. (J.V/Shuplaka)