Pas debatit të gazetares Anila Basha dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, reagon ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri.
Si gjithmonë, reagimet e Dylgjerit janë tepër pikante. Sipas tij, fituesi i debatit të sotëm është Basha femër. Dylgjeri sqaron edhe arsyen se pse mendon kështu.
“Nga emisioni i Rudina Xhunges
Basha femer u duk se fitoi ndaj Bashes mashkull sonte nga cice…micet”, shkruan Dylgjeri.
Mbrëmjën e sotme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Dritare” të gazetares Ruidina Xhunga, Anila Basha dhe Lulzim Basha debatuan mbi shpenzimet e çadrës së opozitës.
DEBATI
Gazetarja: Ka patur një dualizëm mes jush dhe Berishës, për sa kohë mendoni ta mbani çadrën? Ju kujtoj se dje keni bërë një ditëlindje, ditë tjetër këngë me daulle, shpenzimet e çadrës kush i ka paguar? Pse i harxhoni këto para, dhe mos më thoni për zgjedhjet e lira dhe të ndershme
Basha: Flm për komplimentin, çadra nuk është institucion për përfitimin e Lulzim Bashës, nuk kam dashur të zbaviz argumentat e kundërshtarit që bëjnë dualitetin midis meje dhe Berishës, por këtu ka diçka legjitime, siç kishte në dualitetin midis Ramës dhe Fatos Nanos kur ishte larguar nga skena politike,
Gazetarja: Mos bëni krahasime, Ju jeni në çadër por ju nuk keni kryetarë të pd-së në rrethe
Basha: Më lini të flas, kur Nano doli nga partia dhe nga vendi, kishte njerëz që besonin se Rama ishte i përkohshëm. Duket që ka diçka përtej subjektivitetit, ka diçka obbjektive, kur një lider i fortë historikë, largohet dhe vendin iua zënë të rinjtë. E pranoj këtë, por në gjithë vendimmarrjen time politike kam realizuar të gjitha atributet, detyrat që më ka deleguar me votë, pa lakrorë dhe biçim kandidatë, që më ka ngarkuar partia demokratike. Kështu që harrojeni se kjo çadër është për egon e Lulzim Bashës, për potencimin e Lulzim Bashës, nuk kam ndier asnjë kompleks
Gazetarja: Nuk janë njerëzit në çadër që ju dëgjojnë
Basha: Më lër të mbaroj, shumëkush ka thënë se është tepër i butë, tepër europian, ndoshta është e vërtetë sepse profili, stili im, formimi im është ndryshe nga paraardhësi im. Kjo është vlerë e shtuar, as gabim as defekt.Çadra sidoqoftë ka marrë një vendim që shkon përtej Partisë Demokratike
Gazetarja: E morët ju nuk e bëri çadra.
Basha: Mos bëj cic mice, detyra jote është të bësh pyetje dhe jo debat se atë e bëjnë kundërshtarët politik. Këtë vendim e mori një nga bashkimet më të mëdha popullore,
Gazetarja: I merr këshilli kombëtar, jo protesta
Basha: Në këtë format hiq dorë nga zhurmuesit, flm që po bën interpretuesin e statutit demokratik, një detyrë tjetër që duhej të kishe bërë është të investigosh se si paguhet çadra meqë pyete, detyrë që ti si gazetare nuk e ke bërë, unë po të respektoj kështu që më repekto edhe ti
Gazetarja: Më keni dhënë edhe ju lekë Lulzim Basha, nuk kompleksohem nga kjo.
Më vonë, Anila sqaroi se paratë e marra kanë të bëjnë me sponsorizimet që partitë politike bëjnë gjatë fushatës zgjedhore, në këtë rast Partia Demokratike. (D.D/Shuplaka)