20:08 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Lulzim Basha, zgjedhjet dhe Sigurimi i Shtetit

00:31 | 27/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari në mbrojtje të ambasadorit Lu: Manjani dhe Llalla kanë folur e flasin, njëri pasi la detyrën, tjetri teksa po e le

NGA BASIR ÇOLLAKU

Unë kam qenë dhe jam një kërkues i hershëm i hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit, duke bërë shkrime të shumta. Kjo, sepse në dhe për politikën shqiptare, drejtësi e media, ky është një kontrollues, udhëzues, ndikues, me përmasa tej të zakonshmes për 27 vite, me demek pluralizmin tonë.

Shpesh më është dukur iluzion, por jo se më ka munguar informacioni, marrë nga intervistat me zyrtarë e ish-zyrtarë, të cilët kanë pasur akses në shkresat e vjetra, pengjet kontrolluese të politikanëve, ish-spiunë sigurimi dhe bashkëpuntorë të kësaj trupe të vjetër, zgjatuar shëndetshëm në biznesin politik miliardash. Ndaj bindjen se Lulzim Basha ka qenë dhe është nën shenjestrën e këtij skalioni të rradhës së parë, duke qenë vetë ai jashtë qind përqind larg kësaj historie të vjetër. Përse?

Nuk di çfarë ka bërë ndër dekadat e demokracisë Sali Berisha me këto skotë politike ardhur nga ky rezervat, sa dhe si, i ka përdorur ai, si dhe sa majtas apo djathtas. Por, kuptoj se çfarë po ndodh me Bashën prej tre vitesh, për më tepër sot.

Vetë kreu i PD, sa nga mosha dhe jashtë përdorjes nga Sigurimi, është tej komplekseve dhe ka bërë të pabëshmen kohë më parë ndaj tyre. Në propozimet e Bashës për Reformën në Drejtësi dhe listat e deputetëve Lulzim Basha deklaroi se Partia që ai drejton nuk do të propozojë as mbështesë askënd që ka një histori punë e përdorje me Sigurimin e Shtetit. Dhe është i vetmi kryetar partie që e ka bërë dhe ka bërë shkëlqyeshëm të duhurën. Kjo nuk u ka pëlqyer shumë politikanëve kryesisht djathtas në shërbim, shpesh majtas, të cilët nisën sulmin ndaj Bashës rregullisht.

Prej atij propozimi, Basha u shndërrua non grata për këtë kastë të vjetër, e cila ka dhe vazhdon të investojë në politikë, sa veten aq edhe trashëgimtarët e saj. Ndaj shigjetat ndaj Bashës u shtuan periodikisht, duke u veshur me kostume kritikash parimore. Merrej vesh lehtë se meraku flinte tjetërkund e zgjohej tjetër vend.

Pasi Basha, e bëri fakt premimin si me propozime dhe me lista, (mos ndaloni në një rast të vetëdeklaruar e diskutuar gjatë), ai u gjend agresivisht përballë tyre. Nisën t’i kërkojnë shkarkimin dhe dorëheqjen. Në mes të betejës dhe luftës pa marrë parasysh koston por duke u qarë gjithnjë për demokratët e jo për veten. Do thoni ju unë duhet të përmend emra. Sigurisht i di edhe me emra, shumicën dërrmuese të tyre, madje po punoj si gazetar të qëmtoj lista zyrtare, e t’ia rrëfej publikut. Në mundsh thotë Kipling. Por do më duhen dosjet apo kapapakët dhe fletët ende të padjegura që gjenden dhe janë dhe dëshmojnë zanatin e tyre të vjetër sa njeriu dhe tekat e tij. Sepse ata mërziten dhe shkojnë për prekje nderi në gykatë.. Muajin e fundit zëmerakosurit janë shtuar.

Ajo që habit është fakti se ata se durojnë njëri-tjetrin dhe në çerek shekulli më shumë e kanë kërdisur sho-shoqin se sa ndihur. Por kur është kundër Bashës, armikut të ri perëndimor, bashkohen e buzagazen ekraneve me hare shokuese për zgripin e tij politik. Prisni të uruar të mbarojë punë KQZ dhe ata demokratë që rroptaen dëshpërimisht me dështimin tuaj e jo të tyrin, nëpër qendra votimi e numërimi. Emrat i kanë dhe janë shumë. Berisha duhej t’i kishte pastruar, mos ia kishte lënë Bashës në kurriz, ndonëse e ka ndihmuar jo pak.

Ata tani ngjajnë si një zyrë shtypi e Ramës dhe pranë Ramës, pasi dinë se si PD nuk është në rrugë të mbarë, dinë se si do shkojë rezultati i zgjedhjeve dhe këtë e dinë madje pa nisur procesi i numërimit, lëre më pa mbaruar. Basha ka hezituar dhe nguruar të flasë. Ai deri më tani u është drejtuar komisionerëve të qëndrojnë sepse nga deklaratat e përvëlonjësve të partisë demokratike, sa herë ajo është gati të komnsumojë pushtet, mund dhe të shkurajohen.

Ambasada Amerikane tha se ka pasur incidente të votëblerjes dhe fotografimit të votës, duke konstatuar probleme serioze, të cilat demokratdashësit kritikë nuk i vënë re e as i konstatojnë. OSCE-ODHIR thanë mjaftueshëm mirë, pra kaluas nga halli integrimit e stabilitetit, por presim fakte konkrete. Basha duhet të flasë. Edhe për gjendjen edhe për blerjet dhe për dosjen që PD dubet të bëjë gati për sa ka ndodhur me zgjedhjet madje edhe për skalionin e Sigurimit të Shtetit. T’u tregojë demokratëve se disa pastrime të domosdoshme zgjasin dhe kanë kosto. Sigurisht kjo ka raport të zhdrejtë me fitoren e pushtetit. Por kur e kanë pasur çfarë s’kanë bërë këta mëkatarët e së shkuarës së punës së fshehtë. Kanë vënë miliarda mënjanë kanë varfëruar demokratët dhe tani kuvendojnë se u djeg për PD, duke rrëmbyer ekranet e rrjetet sociale çdo një orë, sipas grafikut të dikujt apo disave..!!.

Së paku Basha duhet të flasë për këtë gjendjë të reagimit të PD, ndaj sa ka ndodhur. Njëherësh të kumtojë përgatitjen e dosjes antidrogë e antiblerje e shkelje. Sepse janë gjithëpranuar. Por ai duhet ta dijë mungesën e fatit të keq shoqërues për të, se nuk ishte gjëkund në hartën e mëkatarëve sigurimsa. Ata tani sulmojnë sepse u tkurret fusha…Dhe qenkan shumë..Emra..sigurisht ka. Janë plot. Duhen ca shkresa shoqëruese dhe mund të publikohen. Unë nëeë i gjej do ta bëj…le të jetë kush të dojë në to..

 

Etiketa: basir collaku
Pas

Përfundon numërimi edhe në Vlorë, PS jo vetëm nuk rrezikoi Ramën por mori edhe më tepër mandate (DEPUTETËT)

Para

Marku: Nuk prisja që të fitonte PD, Ka pasur një ofertë klienteliste në këtë fushatë, më jep një votë të jap një vend pune

Para
Marku: Nuk prisja që të fitonte PD, Ka pasur një ofertë klienteliste në këtë fushatë, më jep një votë të jap një vend pune

Marku: Nuk prisja që të fitonte PD, Ka pasur një ofertë klienteliste në këtë fushatë, më jep një votë të jap një vend pune

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.