Vëllai i presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi është ndarë nga jetë në mënyrë të parakohshme. Mësohet se vëllai i biznesmenit, Lulzim Pasmaçiu pol luftonte me COVID-19 ndërsa nuk ka arritur ti mbijetonte dot.
Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pasmaçiu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Ylli Ndroqi përmes një dedikimi prekës.
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do bëhet me mua tani Luli im?
Vëllai im, gjysma ime… Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im përse u ngjite lart kaq shpejt përse? Përse Zoti të mori, përse na le kështu në bosh. So do ia bëj vëllai im, si do ia bëj unë tani pa ty?…”, shkruan Ndroqi në mesazhin e ndjerë për të vëllain”, shkruan Ndroqi.
Lulzim Pasmaçiu mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group” ku i vëllai i tij është presidenti i kompanisë.
Discussion about this post