03:39 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lumë droge në laboratorin e Policisë Shkencore, digjen dy pajisje

21:21 | 04/12/2016
në Aktualitet
0
Lumë droge në laboratorin e Policisë Shkencore, digjen dy pajisje

Laboratori i Policisë Shkencore duket se është mbingarkuar nga kërkesat për ekspertim kimik të lëndëve narkotike. Janë me dhjetëra kërkesa që i drejtohen laboratorit në fjalë nga policitë e të gjitha qarqeve të vendit dhe nga 22 prokurori në rrethe, përfshi edhe Krimet e Rënda, shkruan “Panorama”.

Numri i lartë i ekspertimeve të kërkuara, për çdo sasi droge që kapet, kanabis, heroinë apo kokainë, në çështjet me apo pa autor, si për rastet e parcelave me kanabis ku merren mostra, ashtu edhe te personat që kapen me drogë me vete apo në makinë, kanë mbingarkuar laboratorët shkencorë të Policisë.

Për këtë arsye mësohet se më herët janë dëmtuar dy nga pajisjet që përdoreshin për ekzaminimin kimik të lëndëve narkotike. Dalja jashtë funksionit e dy pajisjeve të ekspertimeve kimike të narkotikëve ka ndodhur pasi ato kanë plotësuar orët e punës.

Për këtë arsye, aktualisht laboratori i Policisë Shkencore mësohet se punon me një pajisje të vetme. Kjo pajisje qëndron thuajse “non­-stop” në punë për të përballuar fluksin e madh të kërkesave për ekspertim lëndësh narkotike.

Burime të “Panorama”-s bënë me dije se, situata është rënduar me ekspertimet kimike të lëndëve narkotike, që prej vitit 2014 e në vazhdim.

 

Etiketa: drogeKanabispajisjepoliciashkencore
Pas

Të pakënaqur me rezultatet, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve të Skënderbeut (VIDEO)

Para

Meta në mbylljen e Konventës Kombëtare Zgjedhore: LSI produkt i realitetit shqiptar

Para
Meta në mbylljen e Konventës Kombëtare Zgjedhore: LSI produkt i realitetit shqiptar

Meta në mbylljen e Konventës Kombëtare Zgjedhore: LSI produkt i realitetit shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.