11:40 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

”Lumi i PD dukej sikur do të thahej dhe që aty do të dilte guri i Bashës, i telendisur… Kujt i shërbeu Meta”

12:11 | 04/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Viti i vrasjes së madhe

Nga Enton Abilekaj*

Ranë të gjitha. Në fundin e mbrëmjes së të Hënës, Meta nuk rrëzoi vetëm darkën e Pazarit të Ri, ai rrëzoi një digë gjigante që krijoji Rama mes maxhorancës dhe opozitës.

“Do hyjmë në zgjedhje në 18 qershor, edhe pa PD, edhe pa LSI”, “kush tenton të nxjerrë gurin nga lumi që po merr opozitën, do ta marrë lumi”, “fitojmë vetëm kundër të gjithëve, kemi aleancë me popullin”, ishin deklaratat e Ramës dhe grupit që ai kishte emëruar për të bërë presionin kundër PD dhe LSI.

Ishte një masë betoni, që Rama e njeh më mirë së të gjithë, që ndërtoi një digë që nga investimi dukej e pathyeshme. Lumi i PD dukej sikur do të thahej dhe që aty do të dilte guri i Bashës, i telendisur nga goditjet brenda dhe jashtë vendit. Betoni po dukej si kurore për një mbret të ri. Darka e Pazarit të Ri dukej si ceremonia e shpalljes…

Ndoshta Ilir Meta nuk e kishte menduar kështu, ndoshta e kishte menduar më parë që do ta bëntë një lëvizje të tillë pasi i dështoi ajo e korrikut të 2016 për ta rrëzuar Ramën në favor të një Qeverie Teknike, ndoshta është e kundërta, ka rënë dakord me Ramën që të hyjnë bashkë në zgjedhje dhe ta japin qeverinë teknike për ta gëzuar fitoren deri në fund.

Meta mund të jetë një pragmatist i pandreqshëm, shërbëtor i paepur i interesave të veta, por mbrëmjen e së hënës, çfarëdo të ketë qenë duke bërë, i dhuroi një shans demokracisë në vend. Ky shans mund t’ i shërbejë pushtetit të tij, pushtetit të Ramës, apo pushtetit të Bashës, por vetëm në një rrugë, nëpërmjet demokracisë.

Mbrëmjen e së Hënës ai tregoi pse është e domosdoshme që politika shqiptare të mos jetë bipolare, çfarë roli mund të luante poli i tretë. Diga ra, lumi po vërshon frikshëm, për tu kthyer në shtrat pas zgjedhjeve.

Qeveria teknike mbetet e vetmja mundësi që të hyhet në një proces të pakontestueshëm, që stabiliteti pas zgjedhjeve, stabiliteti 4-vjeçar, të garantohet, qoftë edhe në kurriz të stabilitetit disamujor. Edhe nëse pranohet që opozita po e tepron me kërkesat e saj, edhe nëse pranohet që opozita kërkon justifikime për humbjen apo për mosvotimin e vettingut, nuk ka justifikim për zgjedhjet njëpartiake.

Aq më tepër, kur Kryeministër është ai që në ditën e parë që mori detyrën premtoi se do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, ndërsa sot nuk përfaqëson më as mbështetësit e LSI, as ata të Blushit, madje as ata të Koços. Personalizimi i pushtetit ka krijuar frikë edhe në shoqërinë civile, që jo çuditërisht i gjen të justifikuara kërkesat e opozitës. Qeveria teknike në këto kushte mbetet e vetmja që mund ta çojë vendin në zgjedhje që prodhojnë stabilitet.

Një mundësi që Rama nuk e pranon. Nuk e pranoi në darkën e Pazarit të Ri, nuk do ta pranojë as në takimin e afërt me Metën dhe as në takimin me ndërmjetësuesit amerikanë Arvizu dhe Lu.

Nëse Rama e bën këtë në emër të stabilitetit, duhet që më parë të kishte bindur aleatin e tij dhe me radhë shoqërinë civile dhe opozitën, që nuk përbën rrezik për një proces fiktiv, ku votat e blera, kërcënimi i votuesve kundërshtarë dhe shpërdorimi i pushtetit të tjetërsojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në vend të kësaj, ai zgjodhi që të theksonte ndarjen me këtë pjesë të shoqërisë dhe politikës, për ti hedhur në krahët e militantëve, që e shohin tu afrohet sa më shumë u largohet qytetarëve.

Pas lëvizjes së Metës, mund të shpëtohet stabiliteti, duke gjetur zgjidhjen në afate që nuk e cënojnë datën e zgjedhjeve. Qeveria teknike mund ta arrijë misionin e kufizuar në më pak se 100 ditë.

 

Etiketa: enton abilekajilir metaNga Enton Abilekajopinione dhe analiza
Pas

8 vite anëtarësim i Shqipërisë në NATO, 68 vite nga themelimi i saj

Para

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin takojnë Jozefina Topallin

Para
Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin takojnë Jozefina Topallin

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin takojnë Jozefina Topallin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut! Në hotelin ku qëndronte u kap edhe Julian Aliaj

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore

Forcat izraelite vrasin të paktën 27 persona që po prisnin për të marrë ushqim në Gaza/ Vizita e ministrit në Al-Aksa shkakton zemërim

Uashington, piloti shpall emergjencën pas defektit në motorin e avionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.